Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 13:00

Një person është vrarë sot rreth orës 11:00 në qytetin e Rahovecit.

Lajmi.net, raporton se vrasja ka ndodhur në kafiterinë “Doors”, ku viktima është qëlluar me 6-7 plumba.

Kjo vrasje dyshohet të ketë ndodhur si rrjedhojë e një zënke të para disa ditëve, ku dy grupe me nga 4-5 persona ishin përleshur fizikisht mes vete.

Vrasjen në një prononcim për lajmi.net, e ka konfirmuar edhe komandanti i policisë në Rahovec, Osman Ismajli, duke thënë se ajo ka ndodhur në ora 10 e 40 minuta në një kafiteri.

Ismajli ka bërë të ditur se viktima është një 39 vjeçar, ndërsa i dyshuari.

Personi i dyshuar për vrasjen në fjalë, sipas Ismajlit ndodhet në arrati. Ndërsa, shkak i vrasjes dyshohet të jetë një zënkë e më hershme në mes të familjeve të viktimës dhe dorasit.

Si viktima ashtu edhe dorasi, janë banorë të qytetit të Rahovecit.