Lajme Shqip Sunday, 22 June 2014 11:58

Forcat e policisë ndaluan  sot në Tiranë, autorin e dyshuar për vrasjen e 28-vjeçarit, Saimir Ziza mbrëmjen e së premtes.

Viktima ka qenë duke qëndruar në shtëpinë e tij pranë familjes, dhe ka dalë jashtë kur një person e ka thirrur me emrin “Miri”, dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë dhe disa të tjerë në trup. Krimi ndodhi në orën 22:30 të së premtes.

Ndërkohë policia shoqëroi sot, Fredi Çengën, nga Peshkopia, i cili dyshohet se ka vrarë 28- vjeçarin Saimir Ziza, mbrëmjen e së premtes pranë banesës në rrugën ’5 Maji’. Viktima është vëllai i Shpëtim Zizës, që vrau 10- vjeçarin Besim Cenga shtatë vite më parë.

Familjarët e viktimës thonë se 21-vjeçari është vrarë për hasmëri nga pjesëtarë të fisit Çenga:

“E kanë vrarë në pragun e derës së shtëpisë. Djalin ma ka vrarë hasmi për hakmarrje”-,deklaroi nëna e 21-vjeçarit.

Policia e ka lënë ngjarjen nën dyshimet e një hakmarrjeje të mundshme, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e ekzekutimit.