Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 12:46

Prishtinë – Në një ceremoni solemne, të hënën Universiteti i Prishtinës i ka dhënë titullin “Doctor Honoris Causa”, diplomatit gjerman, që ishte i përfshirë në bisedimet për statusin e Kosovës, Volfgang Ishinger.

 

Çmimi i është ndarë me motivacion për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, për mbështetjen e vazhdueshme për njohjen dhe afirmimin e Republikës së Kosovës, për përpjekjet e parreshtura në marrëdhëniet Kosovë-Gjermani në arsim, kulturë, ekonomi dhe politikë.