Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 11:25

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK ka kritikuar vendimin e djeshëm të kryesisë së Kuvendit për ta caktuar vazhdimin e seancës së ndërprerë për të premten, pa u arritur një marrëveshje politike për normalizimin e punës në këtë institucion.

Gjatë një tryeze me shoqërinë civile, deputetja Osmani tha se Kuvendi nuk mund të funksionojë pa opozitën, ndërsa zhvillimet e fundit i cilësoi si “krizë politike dhe institucionale”, pavarësisht se shefi i partisë së saj, kryeministri Isa Mustafa, pardje e mohoi një gjë të tillë.

“Caktimin e seancës për të premten në ora 16:00 e konsideroj si eksperiment. Deputet po konsiderohen minj se sa mund të thithin gaz lotsjellës dhe sa mund të durojnë pa përdorur dhunë”, tha Vjosa Osmani.

Ajo shtoi se presidentja Atifete Jahjaga është vonuar për t’i ftuar palët në diskutime në kërkim të zgjidhjes. /kallxo.com/