Lajme Shqip Wednesday, 24 July 2013 14:00

Shkodër – KQZ vijoi paraditen e sotme rinumërimin e votave të qarkut Shkodër me hapjen e kutive të ZAZ-së së pestë.

Nga 8 ZAZ që ka ky qark KQZ ka rinumëruar deri tani votat e katër prej tyre, nga ku nuk janë konstatuar parregullsi apo shkelje që të kenë ndikim në rezultat.

KQZ vendosi rinumërimin e votave në Shkodër, pasi pranimit të ankesës së Partisë Republikane që kërkonte pavlefshmëri në këtë zonë zgjedhore, duke pretenduar se i është marrë një mandat.