Lajme Shqip Tuesday, 17 January 2012 16:18

Prishtinë- Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë  akuzoi Policinë e Kosovës për përdorim të dhunës gjatë protestës së 14 janarit në pikën kufitare Merdare dhe atë të Dheut i Bardhë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjës Rexhep Selimi në një konferencë për gazetarë tha se Vetëvendosja nuk do të heq dorë nga protestat edhe përkundër thirrjeve të faktorit ndërkombëtare dhe vendorë.

“Eshte vetëm një vendim i cili do t’a anullojë protesten e 22 janarit është vendimi dhe nisja e qeverisë që të respektoj vendim e Kuvendit për masën e reciprocitetit”- Selimi. Ndërsa sa i përket kërkesës së kryetarit të Kuvendit që Presidentja të inicojë dialog politik në mes subjekteve politike të vendit, për të transferuar dialogun nga rruga në institucione, Rexhep Selimi tha se Vetëvendosja nuk e ka transferuar dialogun në rrugë.

Ndryshe edhe Zëvëndëskryeministri Hajredin Kuqi e ka ftuar Vetëvendosjen që zgjidhjet ti kërkojë brenda institicuoneve të vendit. Kuqi ka thënë se ky subjekt duhet të shfrtyëzojë cdo mekanizëm në Kuvendin e Kosovës në mënyrë demokratike