Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 19:50

Prishtinë – Protesta e nesërme e Lëvizjes “Vetëvëvendosje” do të jetë e qetë, vetëm me një parakalim nëpër qendër të Prishtinës. Kështu njoftoi lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ftoi qytetarët, pa dallime partiake, t’i bashkohen protestës.

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë paqësore dhe aktivistët e saj nuk do të ndërmarrin ndonjë aksion, por vetëm do të parakalojnë nëpër qendër të qytetit. Kështu tha në një konferencë për media lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti. Ai, gjithashtu, bëri të ditur se motos së protestës “kundër hajnisë” duhet t’i bashkohen gjithë qytetarët, pa dallime partiake.

Vetëvendosje, si subjekt i dytë opozitar, njoftoi se protestës së nesërme do t’i bashkohen disa shoqata dhe degë të sindikatave të punëtorëve. Vetëvendosje e ka njoftuar edhe policinë e Kosovës për protestën e nesërme, mirëpo nuk ka kërkuar leje për mbajtjen e saj.