Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 14:58

Policët para njërës nga pikat për nënshkrimin e peticionit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se aktivistët e saj të cilët janë duke mbledhur peticione, për të kundërshtuar marrëveshjet e 25 gushtit në Bruksel, janë penguar nga Policia e Kosovës.

Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes, thuhet se në orën 13 :00 të premten disa aktivistë të saj janë penguar për derisa ishin duke mbledhur peticione në Prishtinë.

VV, ka thënë kjo gjë po bëhet me urdhër të kryeministrit Mustafa.

Ja njoftimi i plotë i VV-së:

Policia ka filluar t’i pengojë aktivistët që të mledhin peticione.

Sot, gjatë orës 13:00, policët ushtruan presion ndaj aktivistëve për rreth një ore duke ju thënë që nuk keni të drejtë të qëndroni këtu. Aktivistët nuk u larguan, ndërsa policët vazhdonin të bënin presion.

Para disa ditësh, Isa Mustafa frikësohej nga fletushkat dhe parullat. Arrestonte aktivistë për këto veprime. Kur ky kryeministër e pa se qytetarët po nënshkruhen masivisht, filloi t’i quaj “të padijshëm”. Tash kur po e sheh që numri i nënshkrimeve veq po rritet, gjë që flet se kundërshtimi i qytetarëve është shumë i madh ka filluar të përdor armën e vetme që i ka mbetur: represioni policor.