Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 21:32

Lëvizja Vetëvendosje e cila deri më tani, bashkë me dy partitë e tjera opozitare kanë bllokuar Kuvendin e Kosovës duke përdorur edhe gazlotsjellës, del se e ka ndryshuar metodën për të bllokuar punën në Kuvend.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se nesër do të ketë protestë brenda Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të mos lejohet seanca.

Por siç duket kësaj radhe, Vetëvendosje ka vendosur për një tjetër plan veprimi nga seancat e gazit.

Krasniqi ka thënë se opozita e bashkuar do të ndaloj këtë seancë me masa të cilat nuk do ta dëmtojnë shëndetin e askujt.

“Do të protestojmë brenda Kuvendit dhe nuk do të lejojmë që Kuvendi të zhvilloj seancën. Mënyra se si do të protestojmë është me masat të cilat nuk do të dëmtohet shëndeti i askujt”, ka thënë Krasniqi për Zëri,