Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 10:32

Deputetët e Listës serbe dhe ata të opozitës kanë hyrë në sallën e Kuvendit ku pritet të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Edhe pse deputetët e Listës Serbe dhe të opozitës më herët kishin paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë plenare, kjo mbetet të shihet.

I pari deputet nga radhët e opozitës që ka hyrë në sallën e kuvendit ka qenë deputeti Ilir Deda nga Vetëvendosje.

Po ashtu edhe kryeministri Isa Mustafa si dhe disa ministra tashmë kanë zënë vend në ulëset e tyre në Kuvendin e Kosovës.