Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 14:08

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se aktivistë të saj e kanë gjuajtur me vezë kryeministrin Edi Rama.

Kjo lëvizje thekon se asnjë aktivistë i Vetëvendosjes nuk ka marrë pjesë në këtë aksion.

“Lajmi që aktivistët e VETËVENDOSJE!-s e paskan gjuajtur me vezë Edi Ramën, është plotësisht i pavërtetë. Asnjë aktivist i VETËVENDOSJE!-s nuk ka marrë pjesë në këtë aksion. Asnjëri nga ata që e kanë realizuar këtë aksion nuk është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ne do të ndjekim çdo procedurë ligjore për të paditur portalin gazetaexpress.com për shpifje. Nuk është hera e parë që ky portal poston shpifje nga më të ulëtat për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Si rezultat i këtyre shpifjeve dhe joprofesionalizmit të këtij portali, ne i kemi shkëputur marrëdhëniet tona shumë kohë më parë me të”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u qëllua me vezë derisa dilte nga Fakulteti i Shkencave Sociale.

Mësohet se 6 persona u shoqëruan nga policia për këtë ngjarje.