Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 12:50

UNDP dhe USAID kanë lansuar Pulsin Publik, ku thuhet se vetëm 18 % e kosovarëve janë të kënaqur me institucionet ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në vendin tonë. Ndërsa, për punën e kryeministrit ka rënie të kënaqëshmërisë.

Derisa në mars të këtij viti, 24 % të qytetarëve shpreheshin të kënaqur me punën e kryeministrit, në shtator kjo shifër ka rënie në 15 % të qytetarëve që janë deklaruar të kënaqur me punën e kryeministrit.

Problemet kryesore sipas qytetarëve ndërlidhen me kushtet socio-ekonomike. 43 % kanë deklaruar se e shohin papunësinë si problemin më të madh, 31 % varfërinë, ndërsa 4.5 % e kosovarëve mendojnë se korrupsioni është problemi më i madh.

Sipas këtij pulsi, 41 % e qytetarëve konsiderojnë se Gjykata Speciale do t’i akuzojë ata që kanë kryer rënda në vitet e 90 %, pasuar nga 25.5 % të cilët mendojnë se shqiptarët e Kosovës duke përfshirë politikanët aktual do të akuzohen, ndërsa 10 % mendojnë se do të akuzohen serbët që kanë kryer krime në vitet 90%.

Pjesa dërmuese e tyre e konsiderojnë si të rëndësishme themelimin e Gjykatës Speciale. /kp/