Lajme Shqip Thursday, 22 October 2015 09:20

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret sot në takim ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie.

Në komunikatën e Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se Veseli dhe ambasadori Delawie do tu drejtohen mediave. Takimit do të mbahet në ora 10:00 në zyrën e Kadri Veselit.

Ambasadori amerikan tashmë është takuar me presidenten Atifete Jahjaga.

Po bëhen një muaj, që partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë, kanë bllokuar punën e Kuvendit.