Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 12:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke kryer detyrën e saj kushtetuese dhe shpreson në mirëkuptimin e listës serbe.

Ai pas mbledhjes së kryesisë tha se kjo mbledhje është thirrur për t’u mbajtur edhe një seancë tjetër solemne, pasi më 6 nëntor, Kosovën do ta vizitojë komisioneri për zgjerim, Johanes Hahn.

Ai tha se beson që normaliteti do t’i kthehet Kuvendit, ndonëse bëri të ditur që nënkryetarja nga VV, Aida Dërguti, kishte marr pjesë vetëm në këto dy mbledhje të kryesisë që janë kryesisht për seanca solemne, duke thënë se opozita do të vazhdojë të mbaj qëndrimin e njëjtë për seancat.