Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 14:20

Ndërsa është detyruar që për herë të dytë të shtyjë mbledhjen e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese për shkak të mungesës së përfaqësuesve të subjekteve opozitare në parlament, kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kadri Veseli bëri sot të ditur se “shumë shpejti do të mbahet mbledhja e Kryesisë”.

Këtë e deklaroi sot derisa njoftonte shtyrjen për nesër (po në orën 11) të mbledhjes së Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, raporton Koha.net.

Tri subjektet opozitare, tashmë të kthyer në bllok opozitar, kanë njoftuar vendosmërinë e tyre se do të ndërmarrin të gjitha veprimet për të bllokuar punën e Kuvendit, deri sa të mos anulohen marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

Të premten Kuvendi zhvilloi punimet në rrethana të acarimit të skajshëm të raporteve opozitë-pozitë brenda e jashtë ambienteve të zhvillohej seanca.