Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 11:54

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Kryekuvendari Kadri Veseli me këtë rast ka thënë se nuk e di arsyen e mungesave në këtë takim por ka thënë se duket se disa kanë shkuar për të bërë pazar në “Mini Max”.

Mbledhja e radhës e këtij komisioni është caktuar për të hënën, ndërsa afati për përcaktimin e 2 gjyqtarëve është deri më 27 tetor/Klan Kosova