Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 09:35

Prishtinë – Pas disa shtyrjeve, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës kryeministri Hashim Thaçi do të paraqitet në interpelancë para ligjvënësve, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. 

Caktimi i interpelancës për sot është bërë të martën gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, pavarësisht kundërshtimeve të Vetëvendosjes, e cila arsyetohej se në këtë javë mungojnë rreth 30 deputetë. 

Interpelanca për kryeministrin Thaçim e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka të bëjë me autostradën Vërmicë-Merdare dhe shpenzimet që po bëhen në ndërtimin e saj. 

Në seancën e sotme në rend dite për shqyrtim do të jenë edhe disa projektligje në lexim të parë, përkatësisht, Projektligji për dizajnin industrial, Projektligji për patenta, Projektligji për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera dhe Projektligji për markat tregtare. (LajmeShqip.com)