|
|
e Shtunë, 23 Qershor 2012 22:45 Mitrovicë – Nga burimet policore të Kosovës agjencia informative “Presheva Jonë”, kanë mësuar se aty ishte hedhur granatë nga persona të panjohur, por fatmirësisht ajo nuk ishte aktiviziuar.
Nuk jepen të dhëna të tjera e as koha e përafërt e ndodhjes së sulmit, vetëm fakti se ajo është hedhur në lagjen e boshnjakëve te “Tre Rrokaqiejt”.
Policia e Kosovës po heton për të zbuluar personat që sulmuan shtëpinë e shqiptarit.
Në fillim të muajit prill ekstremistë serbë në veri të Mitrovicës sulmuan me eksploziv shtëpinë e shqiptarit Selver Haradinaj, pranë zonës së Tre Rrokaqiejve, duke lënë të vdekur kryefamiljarin 38-vjeçar Haradinaj dhe plagosur anëtarët e familjes së tij. (LajmeShqip.com)