|
|
e Enjëte, 11 Tetor 2012 15:06 24 Maj 2013 15:07
24 Maj 2013 10:20
23 Maj 2013 21:57
23 Maj 2013 13:49
22 Maj 2013 14:45
20 Maj 2013 17:06
20 Maj 2013 10:59
17 Maj 2013 23:33
15 Maj 2013 16:06
13 Maj 2013 16:04
Mitrovicë – Pjesëtarë të EULEX-it kanë vendosur mure të betonit të gjata rreth tre metra në të dy pikat kufitare në veri të Kosovës, përkatësisht në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të ngritjes së nivelit të sigurisë për pjesëtarët e tyre, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it nga veriu.
Sipas këtyre burimeve, në këto pika kufitare janë duke kontrolluar pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it, por jo edhe ata të doganave të Kosovës.
“Nuk vërehet qarkullim i shtuar i automjeteve nëpër pikat kufitare në veri dhe as doganierë të Kosovës”, kanë thënë burimet, duke shtuar se shumica e automjeteve me mallra të ndryshme hynë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale.(LajmeShqip.com)