Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 17:56

Mitrovicë – Gjendja e sigurisë në Mitrovicë në dy javët e fundit ka qenë e qetë, u vlerësua në takimin e rregullt të Komitetit për vlerësimin e sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim. Gjatë këtij takimi është theksuar se nuk ka pasur ndonjë incident serioz që do të ndikonte në gjendjen e përgjithshme të sigurisë.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se përkundër faktit se në dy javët e fundit nuk ka pasur ndonjë incident serioz, gjendja në veri vazhdon të mbetet e paqëndrueshme.

Ai përmendi edhe veprimet e zyrtarëve të UNMIK-ut në veri, të cilat në vend të ndikimit konstruktiv kanë reflektim krejt të kundërt. Në këtë kontekst, nënkryetari Haziri ceku një vendim të lëshuar nga administrata e UNMIK-ut në veri për ndalimin e ndërtimit të një lokali nga një qytetar shqiptar në Lagjen e Boshnjakëve.