Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 18:59

Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se policët e suspenduar në veri, në qoftë se nuk u binden urdhërave të policisë së Kosovës, posa t’u skadojë afati i suspendimit do të largohen nga puna.

Rexhepi ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë kontakte me strukturat ilegale në veri, pasi që nuk mund të kenë kontakte me strukturat ilegale, por ka thënë se do të mundohen që rendi dhe ligji të funksionojnë edhe atje.

Ndërkohë, sa u përket protestave në Zubin Potok, ministri Rexhepi ka thënë se ato janë të kundërligjshme dhe kundër sundimit të ligjit.

Ministri Rexhepi ka thënë se në rast të radikalizimit të mëtutjeshëm të protestës, atëherë policia e Kosovës është e gatshme që të bëjë çdo gjë në zhbllokimin e këtyre rrugëve.