Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 11:32

Mitrovicë – Burime nga veriu i Mitrovicës kanë bërë të ditur se persona të panjohur kanë hedhur të martën në mëngjes në Leshak një mjet shpërthyes në makinën zyrtare të Policisë së Kosovës.

 

Eksplozivi ka patur për cak makinën e majores së Policisë së Kosovës, Olga Stefanoviq.

 

Sipas këtyre burimeve, hedhja e eksplozivit në makinën e policisë ka qenë e qëllimshme dhe është kryer nga grupe ekstremistësh serbë.