Lajme Shqip Wednesday, 22 July 2015 08:06

Pas dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria ka filluar të merren në pyetje dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja në gjykimin kundër Enver Sekiraçës.

Tre dëshmitarë kanë dëshmuar të martën në seancë gjyqësore. Naser Sekiraça, vëllai i të akuzuarit, Safet Llugaliu dhe Fitim Gubetini janë marrë në pyetje rreth bastisjes në lokalin “Sekiraça”, që kishte ndodhur në vitin 2007, kur ishte vrarë edhe ish-polici, Triumf Riza. Sekiraça po akuzohet për nxitje të kësaj vrasjeje.

Gjykimi të martën është shoqëruar me mjaft tensione në mes mbrojtjes, prokurorisë dhe trupit gjykues. Në disa raste janë kërkuar pauza disaminutëshe për të qetësuar situatën, shkruan Koha Ditore

I pari që ka filluar me dhënien e dëshmisë ishte Safet Llugaliu, i cili në ditën kritike kishte qenë duke punuar në lokalin e tij përfundi lokalit “Sekiraça”. Atë ditë ai ishte ftuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës bashkë me dajën e tij, Gubetinin, për të qenë dëshmitarë në bastisjen dhe konfiskimet që ishin bërë