Lajme Shqip Friday, 21 June 2013 13:25

Prishtinë – Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur edhe një pacient nga ethet hemorragjike. Viktima është mashkull 31 vjeçar nga Komuna e Malishevës. Kjo njëherit shënon edhe vdekjen e katërt për këtë sezon.

Lajmin është konfirmuar për Express nga shefi i repartit të infektologjisë në QKUK Sali Ahmeti. “Sot në orën 10:00 mjekët e kanë konstatuar vdekjen e njërit nga tre pacientët që kanë qenë në gjendje të rëndë deri më sot. Viktima është nga Komuna e Malishevës”, ka thënë Ahmeti .

Derisa sipas tij edhe dy pacientët e tjerë, njëri prej tyre fëmijë janë rëndë.

“Të shtrirë i kemi edhe 11 pacientë të tjerë me ethe hemorragjike, 2 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Sot e kemi pranuar një nga komuna e Klinës, derisa po presim që të në vinë edhe dy të tjerë nga e njëjta komuna për të cilët dyshohen se janë infektuar”, tha ai.