Lajme Shqip Friday, 02 May 2014 12:28

Ditën e sotme, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore në Gjykatën e Korçës, ndërroi jetën personi i afërt i një prej policëve të akuzuar për kalimin e mallrave kontrabandë në doganën e Goricës.

Mësohet se, brenda ambienteve të gjykatës, zhvillohej seanca për masën e sigurisë ndaj 3 policëve dhe 2 doganierëve.  

 60- vjeçari Ali Jaupllari, ndërroi jetë pasi pësoi infarkt në zemër, ndërsa sipas korrespondentes së A1 REPORT në Korçë, ambulance u vonua 20 minuta.

 Gjykata dha arrest me burg 30 ditë për policin Piro Bendo, ndërsa pritet vendimi edhe për 2 policët e tjerë dhe 2 doganierët për të njëjtën akuzë.

Ata u arrestuan në flagrancë më 29 prill në pikën kufitare të Goricës pasi dyshohet se kanë kaluar një makinë me mallra kontrabandë.

Në pranga ranë dy doganierët, Altin Cenolli, 42 vjeç, banues në Korçë dhe Niko Vurmo, 43 vjeç, banues në Korçë, pasi lejuan të kalonte në doganë automjeti i N.M. 37 vjeç dhe G.G. 46 vjeç të dy banues në fshatin Pojan Korçë. Në pjesën e pasme të automjetit u konstatuan këto mallra, citon “shqiptarja.com”.

1- 160 shishe plastike verë e kuqe me sasi secila 2 litra

2- 160 shishe plastike uthull me sasi 2 litra

3- 40 shishe plastike 

4- Pesë kuti kartoni me produkte mishi me peshë të përgjithshme 58 kg.