Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 10:11

Tiranë – (E plotësuar) Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka raportuar se koalicioni i udhëhequr nga Partia Socialiste në opozitë e Shqipërisë, i ka fituar 52% të votave, ndërsa koalicioni i prirë nga Partia Demokratike në qeveri, i ka 37% të votave, pas numërimit të afro 25% të fletëvotimeve. 

Sipas vlerësimit të KQZ-së, në zgjedhjet e së dielës  kanë dalur 54%, të afro 3.3 milionë shtetasve me të drejtë vote.

 

BBC: Rezultatet e para në Shqipëri, fitore për socialistët

Londër- Votat e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri vazhdojnë të numërohen derisa rezultatet e hershme tregojnë për një fitore të opozitës së kryesuar nga socialistët, shkruan BBC.

Lideri socialist Edi Rama dhe rivali i tij, Sali Berisha, të dy shpallën fitoren në natën e së dielës. Ndërkohë në një qendër votimi është vrarë një aktivist i opozitës dhe janë lënduar dy kandidatë nga partia e zoti Berishës. Përkatësisht ngjarja ka ndodhur në Laç. Megjithatë, shkruan BBC, rezultatet zyrtare nuk pritet të dalin deri të martën.

 

Numërohen 20 për qind e votave, fitorja e opozitës

 

Tiranë – (E plotësuar) Është bërë numërimi votave i 1200 qëndrave të votimit nga 5508 që janë të gjitha. Janë numëruar pra më shumë se 20% e votave, dhe partite apo edhe aktorë të tjerë mediatikë e publikë janë duke u përpjekur të lexojnë shifrat e para.Një pjesë aktorësh brenda opozitës janë të sigurtë se ky trend që flet për fitoren e opozitës do të mbajë deri në fund. Dhe trend-in ata e lexojnë nga ndarja e mandateve mbi bazën e këtyre rezultateve të marra deri më tani. Dhe këto rezultate na thonë: në Tiranë opozita ka 19 mandate, maxhoranca 13 mandate. Në Shkodër, mandatet ndahen 6 me 5 në favor të opozitës. Në Durrës kemi një rezultat 7 me 6 po në favor të opozitës. E kështu me radhë. Sikur votat e numëruara deri tani të ishin reale e përfundimtare, i bie që maxhoranca e re të ketë 84 deputetë, dhe opozita e re 56 (Fotoja është një diagramë e shqiptares.com).

Por ky është leximi i situatës në një kohë që – përsërisim – janë numëruar thjesht 20% e votave. Nëse do të mbahet ky trend deri në fund, kjo do ishte “too much” edhe për opozitarët më optimistë. Por duket se fitorja e opozitës nuk mund të çbëhet, tanime, shkruan Respublica.al.

 

Vazhdon numërimi i votave

 

Tiranë – Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kurse rezultati i tyre paraqitet në përditësim e sipër, minutë pas minute, në varësi të kutive që arrijnë të numërohen. Në disa qendra është vënë re problemi i lodhjes së numëruesve, të cilët janë detyruar ta ndërpresin procesin, ose po zëvendësohen me të tjerë. Të dhënat e fundit zyrtare nga KQZ deri në orën 07:00 të mëngjesit të së hënës flasin për këto rezultate: Qarku Gjirokastër, 14/237 ASHE 1756, 713 APMI, 11 FRD Qarku Lezhë, 48/258 kuti, ASHE 6615, APMI 6195, 83 FRD Qarku Korçë, 55/447 kuti, ASHE 9371, APMI 6972, FRD 120 Qarku Elbasan, 25/540 kuti, ASHE 4755, APMI 3788, FRD 240 Qarku Durrës, 13/444 kuti, ASHE 1759, APMI 2264, 86 FRD Qarku Kukës, 48/169 kuti, ASHE 4168, APMI 8186, 82 FRD Qarku Fier, 57/576 kuti, ASHE 12594, APMI 5952, 362 D.Prifti Qarku Dibër, 31/264 kuti, ASHE 3701, APMI 3434, 172 FRD Qarku Tiranë, 65/1422 kuti, ASHE 8303, APMI 5883, FRD 444 Qarku Shkodër, 22/417 kuti, ASHE 3073, 1780 APMI, 45 FRD Qarku Gjirokastër, 14/237 ASHE 1756, 713 APMI, 11 FRD.

 

Exit pollet nxjerrin fituese të Majtën

 

Njoftohet se në shumicën e qendrave ka rinisur numërimi i votave. Mediet elektronike nuk raportojnë për ndonjë incident gjatë numërimit të votave deri më tash.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para nga numërimi i kutive të para të votimit në qarqet e vendit. Në rang kombëtar sipas KQZ ka përfunduar numërimi në 140 qendra nga 5508 gjithsej. Më poshtë rezultatet paraprake në disa qarqe:

Korçë: Në Korçë janë numëruar deri tani 55 nga 447 kuti gjithsej ku 9371 vota, APMI 6972 vota, FRD 120 vota.

Elbasan:  Elbasan, numërohen 25 kuti nga 540 kuti, ku ASHE ka marre 4755 vota, APMI 3788 vota, FRD 240 vota.

Kukës: Numërohen 48 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 4168 vota, APMI 8186 vota, dhe 82 vota FRD.

Durrës: Ne Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 13 nga 444 kuti gjithsej, ASHE 1759 vota, APMI 2264 vota, dhe FRD me 86 vota.

Fier: Në këtë qark janë numëruar deri tani 57 nga 576 kuti gjithsej ASHE 12594 vota,  APMI  5952 vota, kurse 362 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

Lezhë: Numërohen janë numëruar deri tani 48 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 6615 vota, APMI 6195 vota, dhe 83 vota FRD.

Tiranë: Në këtë qark janë numëruar aktualisht 65 kuti votimi ku ASHE ka marrë 8303 vota, APMI 5883 vota, AK 299 vota dhe FRD 444 vota.

Berat: Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 52 nga 302 kuti ASHE 11505 vota, APMI 5259 vota, FRD 79 vota.

Dibër: NëDibër janë numëruar 31 nga 264 kuti ku ASHE numëron 3701 vota, 3434 vota APMI, 172 FRD.

Gjirokastër: Në Gjirokastër  janë numëruar 14 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE 1756 vota, 713 APMI dhe 11 vota FRD.

Shkodër: Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 22 nga 417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 3073 vota, APMI 1780, dhe FRD 45 vota.

Exit Poll i parë që është realizuar nga “IPR Marketing” i jep një fitore të jashtëzakonshme opozitës me 52 deri në 56 për qind, ndërkohë koalicioni i djathtë shkon deri nga 39 deri në 43 për qind. Sipas këtyre të dhënave, PS merr nga 37 deri në 41 për qind, LSI merr nga 7 deri në 11 për qind. Kurse në kampin e djathtë, PD merr nga 33 deri në 37 për qind. PDIU merr nga 1.5 deri në 3.5 për qind. Ky është një exit poll për orën shtatë të mbrëmjes së 23 qershorit, pikërisht kur është mbyllur zyrtarisht votimi. 

Por, Civitas Albania nxjerr të djathtët fitues. Në anën tjetër, fitoren e deklaroi edhe Partia Demokratike.