Lajme Shqip Tuesday, 30 July 2013 14:26

Vlorë – Policia e Vlorës arreston dy pronarët e resortit turistik në Vlorë, ku pasditen e së dielës u shënua vrasja e trefishtë. Saimir dhe Servet Qamo 25 dhe 54-vjeç , pronarë të resorit turistik në zonën e Kalasë pranë Ujit të Ftohtë, akuzohen për ‘moskallëzim krimi’.

“Në vijimësi të hetimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 28.07.2013 në plazhin e quajtur “KALAJA” ku mbetën të vrarë 3 persona, Grupi Hetimor i ngritur posacërisht për këtë ngjarje ka bërë arrestimin në flagrancë edhe të shtetasve: Saimir Hiqmet Qamo, 25-vjec dhe Servet Hajredin Qamo, 54-vjec, të dy banues në Vlorë, bashkëpronarë të plazhit të quajtur “Kalaja”, ku ndodhi ngjarja. Arrestimi i tyre u krye pasi megjithëse kishin detyrimin ligjor për të kallzuar kimin e ndodhur në plazhin që kishin në pronësi nuk kanë e kryer një gjë të tillë, duke mos dhënë shpjegime. Arrestimi i tyre u krye për veprën penale “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e policisë së Vlorës.

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Policisë së këtij qarku dhe kreu i Prokurorisë Dorian Tafili bënë të ditur dje se është vënë në pranga 18-vjecari Leo Osmeni, person me precedent penale njëherësh autori kryesor i dyshuar për atë që tashmë njohet si ‘masakra e Vlorës’, shkruan BW.

Nga hetimet u zbulua se 2 prej viktimave, Serdi Bajlozi 17-vjec dhe Sokol Isufaj 34- vjeç janë goditur nga plumba rikoshet, ndërkohë që gruaja 52-vjecare Diana Ademi është qëlluar, ndërkohë që arma ka qenë duke u ulur në tokë.