Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 22:38

Është Lugina e lumit Lepenc e për skaj tij është edhe hekurudha.

Rrjedha e këtij lumi është e rrehtuar me dy kodra të larta por ato do të bashkohen.

Pikërisht këtu në mes të Kaçanikut e Hanit të Elezit, do të ndërtohet një nga urat më mëdha në rajon.

Ndërsa kjo urë është pjesë e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit ku do të kalojë autostrada numër 6.

Inxhinierët e punëkryesit tani kanë dal në teren për të bërë studimet gjeologjike të tokës ku do të vendoset traseja e kësaj rruge.

Në gjthë këto ndërtime rruga ekzistuese nuk do të preket, njofton Klan Kosova.

Ndërsa drejtuesit e këtij projekti po premtojnë që gjatë punimeve në autostradë, që ndërtohet sipër rrugës do të ketë siguri maksimale.

Trafiku nga nesër do të qarkullojë vetëm në një korsi, ndërsa anash rrugës do të vendosën mburoja të ndryshme për të parandaluar rënien e gurëve gjatë kryerjes së punëve.

Kronikë nga Dibran Istrefi.