Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 20:12

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Eurazi, Victoria Nuland, ka qenë jashtëzakonisht e qartë në kërkesat saja.

Ajo ka kërkuar prej zyrtarëve të Kosovës që Kuvendi i Kosovës duhet ta përmbyllë pozitivisht votimin për Tribunalin Special, e pastaj të shkojnë në pushime verore.

Në anën tjetër Gazeta Express ka mësuar se PDK e ka marrë pëlqimin gojor të më shumë se pesë deputetëve që herën e parë kishin votuar kundër, e që ketë herë do të votojnë në favor të ndryshimeve kushtetuese.

“I kemi thënë PO edhe Kryetarit të Partisë, Thaçi”, ka thënë njëri prej deputetëve që herën e parë ka votuar kundër dhe që tash do të votojë pro.

Express mëson se Thaçi dhe PDK ka disa javë që i kanë pasur votat e duhura, por që për qëllime taktike e kanë shtyrë ketë çështje.