Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 12:57

Prishtinë – Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ka vërtetuar shkeljen. “Vendimi i shumicës imponon shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme”, thuhet në fund të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka bërë publike aktgjykimin rreth zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, në seancën e 22 shkurtit të këtij viti. Gjykata, duke mos pretenduar të sygjerojë apo të urdhërojë në veprimet e mëtejme të Kuvendit të Kosovës, konstaton se në ditën e votimi, në të tri raundet, ka pasur shkelje të dokumentit më të lartë juridik të vendit. Gjykata i referohet pikërisht pareagrafit 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës: “Nese në votimin e tretë asnjëri nga kandidatët nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen Brenda 45 ditësh”. Pasi që konstatohet se atë ditë në Kuvend të Kosovës ka patur shkelje të Kushtetutës, shkruan në përmbyllje të aktvendimit, dhe pasi që gjykata nuk ka kompetencë për ta shpallur zgjedhjen jokushtetuese pa asnjë mjet, vendimi i shumicës imponon shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Shkarko këtu kopjen e Aktgjykimit