Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 21:04

Prishtinë – Deputetes së Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi, iu dha pasditen e sotme lamtumira e fundit, në një ceremoni ku ishin të pranishëm autoritetet më të larta të shtetit të Kosovës, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, zonja Liri Berisha, por edhe shumë personalitete të tjera dhe qytetarë.

Nekibe Kelmendi prehet në varrezat e Prishtinës, pranë familjarëve të saj, bashkëshortit Bajram Kelmendi dhe dy bijve të saj, Kushtrimit dhe Kastriotit, të vrarë më 24 mars të vitit 1999 nga forcat serbe.

Gjatë ceremonisë mortore në varrezat e Prishtinës folën presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe nënkryetari i LDK-së dhe i Kuvendit, Sabri Hamiti, të cilët vlerësuan lart figurën e Nekibe Kelmendit.