Lajme Shqip e Mërkurë, 11 Korrik 2012 08:00

Tiranë – I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, në TV NEWS24, presidenti Bamir Topi duke bërë një bilanc të punës së tij 5 vjecare në krye të shtetit shqiptar, vecoi ngjarjet e 21 Janarit  të vitit 2011, si momentin më të vështirë gjatë presidencës së tij, për klimën që u krijua ndërmjet institucioneve të vendit pas asaj date.

“Nuk mund të vecoj një rast se ka qënë më shumë se një rast, por ai që ka mbetur si moment i keq, mbetet ngjarja e 21 Janarit. Jo për ngjarjet që u konsumuan, por për vetë klimën. Kontestimi i zgjedhjeve të vitit 2009, mungesa e marrëdhënieve të komunikimit, u zhvendosën nga institucionet në rrugë. Ju e dini që presidenca mori rolin e mediatorit për të bërë të mundur që politika e rrugës të kalohet në institucione. U konsumua jo vetëm roli i presidentit, por edhe përpjekja e ndërkombëtarëvë. Kur gjërat morën natyrën e mospajtimit të plotë u parapri në atë marrëdhënie të acaruar. E kujtoj shumë mirë datën 20 janar, ka qënë takimi me trupin diplomatik, ky është takim i cdo fillim viti, fjalimi fillon me fjalim të përgatitur, në rast se ju do i ktheheni teksit, unë kam dalë jashtë tekstit. Kam bërë thirrjen e radhës për uljen e tensionit dhe rifutjen e diaglout dhe pastaj u konsumuan ngjarjet e 21 janarit, që përvecse u shoqëruan me dhunë ndaj forcave të rendit, pat dhe të vrarë dhe të plagosur nga protestuesit”,- kujtoi presidenti Topi. 

Presidenti Topi theksoi se ka ndërhyrë me të gjitha mekanizmat që ia lejonte Kushtetuta për të ulur gjakrat si dhe i ka bërë apel kreut të opozitës, Edi Rama dhe kryeministrit, Berisha që të ulin tensionet duke mbajtur qëndrim mbi palët. 

“Kreu i shtetit ka ndërhyrë me gjithë mekanizmat e tij, kam qenë i pari, që kam bërë apelin publik, që liderët të ulin tensionet, nga kjo pikëpamje gjithsecili mban përgjegjësitë e tij, apeli ka qënë në kohën e duhur dhe masën e duhur dhe i dhënë në kohën e duhur, pastaj situata që erdhi, dhe pastaj sulmet politike…Palët polike pavarësisht kujt i takojnë flasin me pasione politike, madje i kanë tejkaluar, unë kam respektuar formatin Kushtetues dhe institucional.  Ajo që kam pasur si pikë referimi ka qënë pozicioni mbi palët, detyrimi Kushtetues”,- deklaroi Topi. 

Kreu aktual i shtetit, mohoi akuzat e kryeministrit Berisha, i cili sipas tij Topi i ka kërkuar ndërkombëtarëve si zgjidhjen më reale mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë sa i përket tabulatëve të tij në komisionin hetimor, Topi duke i quajtur dyshimet e kota, tha se ai posedon një numër të thjeshtë si cdo qytetar shqiptar.

“E refuzoj këtë thënie në mënyrë absolute është sajese, pasi biseda nuk është bërë asnjeherë. Ne kemi bërë biseda të ndyshme në vendosjen e dialogut politik. Shqetësimi im ka qënë i sintetizuar me shqetësimin e ndërkombëtarëve, daljen nga kuzat e pabaza dhe vendosjen e përgjegjësive. Shteti ligjor funksionon me institucione, jo me sulme politike”,- theksoi Topi. 

Tregti armësh? SHISH ia jep të dhënat Berishës
Kreu i Shtetit ka komentuar gjatë intervistës edhe akuzat e deputetëve socialistë në Komisionin e Sigurisë, sipas së cilëve ministri i Mbrojtjes, Arben Imami nuk i lejon të inspektojnë Forcat e Armatosura duke ngritur kështu dyshimet për afera në tregtimin e armëve. Presidenti ka deklaruar se ai, në rolin e Komandantit të Përgjithshëm te Forcave të Armatosura merr informacion të rregullt nga ministria e Mbrojtjes, ndërsa cilësoi se deputetët e këtij komisioni kanë të drejtë të informohen, pasi të pajisen me një certifikatë.

“Unë marr informacion të rregullt zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes. Është detyrim dhënia e informacionit, duke respektuar edhe konfidencialitetin, mund të them që disa informacione janë me të vërtetë të rezervuara. Nga ana tjetër theksoj se edhe komisionet parlamentare, deputetët kanë të drejtë të kërkojnë informacion. Ata duhet të pajisen me certifikatë dhe të informohen në kushte të caktuara, kushte të sigurisë së lartë”, tha ai.

Akuzat për tregtinë e armëve dhe dorëheqjen e kreut të SHISH, Topi e komentoi si një nga çështjet që ai e ka ndjekur ndërsa u ndal të theksojë se “SHISH në kohë i jep të dhëna kryeministrit, në kohë lufte të dhënat i mbaj unë”. 

“Në Kushtetutën e Shqipërisë thuhet se të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me FA i ka kryeministri. Në kohë lufte është Presidenti. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dekretohet nga unë me kërkesë të kryeministrit”, shtoi ai.

Në gusht do vendos për pozicionin tim në politikë 
Topi deklaroi se do të rinisë jetën politike pasi të përfundojë mandati i tij si President. Ai la të hapur mundësinë për tu bashkuar me shokët e tij tek FRD.

“Kam një karrierë të gjatë e të suksesshme në politikë. Kam perspektivë të qartë për mënyrën se si zhvillohet politika. Pas ikjes nga pozicioni i Presidentit do konsultohem me miqtë e mi. Vendimmarrja përfundimtare është fundi i gushtit, ose fillimi i shtatorit. Do hyj në politikë me një mision të caktuar”, tha Topi.

“Në politikë ose futesh aktiv, ose më mirë mos u fut fare si në futboll. Nuk vuaj nga daltonizmi, kam kualitet të mirë shikimi si në gjimnaz, kam disa ngjyra të preferuara është ajo blu marinë”, tha Topi.

Reforma Zgjedhore, Topi: Sëmundje kronike për politikën
Reforma Zgjedhore dhe komisioni i ngritur për këtë cështje ka qenë një tjetër pikë ku është ndalur vëmendja e Kreut të Shtetit. Ai ka apeluar për vullnet të plotë politik edhe për këtë çështje.

“Kryefjala e parë e sesionit të ri parlamentar duhet të jetë reformimi i Kodit Zgjedhor. në mendoj se askush nuk duhet t’i futet një procesi që projekton të ardhmen me paragjykim. Partitë kanë qenë gjithnjë në konflikt për besueshmërinë e zgjedhjeve. Reforma i takon perspektivës europiane. S’mund të vazhdojmë me të njëjtin ritual, të bëjmë sikur bëjmë dicka dhe s’bëjmë asgjë. Kjo duket si një sëmundje konike. Kërkoj të tregojnë vullnet të plotë politik, ata që e kanë gatuar reformën zgjedhore. KQZ duhet të jetë një komision i paparagjykuar, profesional, ku të mos dominojë vullneti partiak”, komentoi ai më tej.

Gërdeci, Topi: Gjykoj tejzgjatjen e procesit
Në nga çështjet të cilën është ndalur ta komentojë Presidenti në ikje Bamir Topi është edhe gjyqi për tragjedinë e Gërdecit. Ai deklaroi se beson tek institucionet por në këtë proces gjykon tejzgjatjen e tij.

“Unë besoj tek shteti, pavarësisht sa efiçent është në një moment të caktuar. Besoj tek institucionet. Ky ishte një proces i hapur për një tragjedi të rëndë. Jam shprehur për nevojën e gjykimit të duhur dhe për moszgjatjen e procesit. Procese të tilla të realizohen me efiçencë edhe sot nuk ka një përfundim për procesin, edhe pse unë nuk mund të interferoj tek drejtësia. Mua më mbetet të besoj tek drejtësia”, komentoi kreu i shtetit. 

Përceptimi për presidencën
I pytur nëse gjatë presidnecës së tij në krye të shtetit ka patur brerje ndërgjegjie, Topi konfirmoi se do të ndiqte hapat që ka bërë, duke vlerësuar ka respektuar institucionin. Ndërkohë sa i takon përceptimin për pasivitet, në postin e kreut të shtetit, Topi theksoi se përceptimi i gabuar është krijuar nga mediat, të cilat sipas Topit kanë problem në pavarësinë nga politika.

“Ky është përceptim i gabuar, që i ka kontribuar edhe një pjesë e opinionit që vjen nga media, që ka problemet e veta të pavarësië, të identitet, dhe kur shikon që një opinon vjen nga mediat do krijohet përceptim i gabuar. Këtu është merita të mos futesh politikë partiake. Unë e kam bërë rolin e ndërmjetësit, por presidenti nuk e ka fajin se palët nuk merren vesh”,- tha Topi duke falenderuar trojkën e ambasadorëve si faktor të rëndësishëm për vendin.

Dorëheqja?
Presidenti Topi deklaroi se nuk e ka menduar asnjëherë opsionin e dorëheqjes sidomos në kuadër të akuzave me bazament politik.

“Kurrsesi, pasi i tërë bazamenti ishte politik përkundrazi të vjen më shumë pasion dhe rigozitet të mbash postin. Unë po institoj për të mos e dëgjuar pytetjen tuaj”,- u shpreh Topi.

Marrëdhënia me Prokurorinë
“Besoj se i kam qëndruar garant i Prokurorisë. Nuk kam mbrojtur Prokurorinë në performancën e saj, se ajo ka kujt i jep llogari. Marrëdhënia President-Prokuror është institucionale”,- theksoi Topi . 

Ekonomia
“Shqipëria është vendi i vogël dhe patjetër i influecuar ndjeshëm nga ekonomitë e tjera, kryesisht të fqinjëve. Në momentin kur filluam problemet në euro zonë fillaun edhe për shqiëprinë. Publikimi i të dhënavë na instat tregojnë se ekonomia shqiptare po ndjen krizën europiane dhe botërore, kjo kërkon një analizë sepse ka të bëjë jo vetëm me mënyrën e marrëdhënieve që kemi qoftë me italinë, qoftë me greqinë, por kemi një pjesë të konsideruehme të popullsisë shqiptarë në emigracion. Kuptohet se goditjen e parë e merr emigracioni.”

Mërrëdhënia me Berishën
Presidenti Topi konfirmoi se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Berisha janë tërësisht formale në planin institucional. Ndërkohë, bëri me dije se ‘krisja’ mes tyre’ ka baza politike.

“Thellësisht fromale në planin institucional. Në rast se do i shkojmë këtij parimi, fakti që janë në këtë pikë tregojnë se në këto marrëdhënie ka pasur probleme. Nuk e kam bërë ndonjëherë analizën, pasi nuk kam dashur të bëj analiza. Fakti që ka patur pozicionime të qarta politike, kuptohet se ka patur dicka politike në mes”,- deklaroi Topi duke sqaruar se marrëdhnëia e tij gjatë kohës kur mbante postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, ka qënë korrekte.

Ndërkohë, Topi preferoi të anashkalojë pyetjen e një vote pro apo kundër për të mbajtur në pushtet kryeministrin Berisha. (B.W)