Lajme Shqip Friday, 19 April 2013 13:33

PRISHTINE- Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla vlerëson si të papranueshme çdo përpjekje të Serbisë për të hetuar veçmas krimet e bëra nga pjesëtarët e UÇK-së ne territorin e Shqipërisë.

Në një intervistë për Radio Kosovën Llalla tha se Prokuroria e Shqipërisë ka ofruar gjithë mbështetjen teknike dhe lehtësi për një hetim ndërkombëtar.

Serbia kërkon  hetim urgjent ndërkombëtar për pretendimet e saj se në Kosovë ka pasur trafikim të organeve gjatë dhe pas luftës së vitit 1999. (LajmeShqip.com