|
|
e Enjëte, 12 Korrik 2012 14:18 Tiranë – Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deklaroi se nuk mund të ketë trafik armësh në një vend të NATO-s.
Duke marrë fjalën në Kuvend, në përgjigje të akuzave të opozitës, ai sqaroi se trafiku i armëve është i pamundur. “Ka dhe do të ketë një tregti të ligjshme të armëve, e cila është e rregulluar nga legjislacioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar. Për çdo shitje ne raportojmë”, deklaroi Imami. Ministri Imami shpjegoi se armët ose duhen shkatërruar ose duhen shitur dhe me paratë e përfituara duhet të mbëshesim demontimin e atyre municioneve që duhet t’i demontojmë.
Deputetët e Partisë Socialiste, vijoi ai, nuk mund të paraqiten në derën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të kërkojë të hyjnë në institucion duke shkelur Kushtetutën. Imami tha se ky është një vend demokratik dhe duhen respektuar procedurat, duke marrë vendimin përkatës që parashikon Kushtetuta. “I kam informuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të mërkurën e ardhshme do të ketë një senacë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë. Jam i interesuar prej katër muajsh të shkoj dhe të shpjegoj ristrukturimin, pasi problemi themelor i kësaj ushtrie, pas Lisbonës, ka qënë ristrukturimi”, tha Imami.
“Opozita nuk kërkon kontroll. Duhet të respektohen procedurat. Kontolli që kërkohet që ushtrohet me dhunë kërkon të krijojë një konflikt mes paleve dhe nuk do t`ua jap këtë kënaqësi. Ligji do të zbatohet në këtë vend demokratik. Unë jam i gatshëm të jap çdo lloj informacioni”, shtoi Imami.
Opozita vazhdon te akuzoje per trafik armesh dhe perdorimit te Sherbimit Sekret te Ushtrise per pergjime antikushtetuese.(LajmeShqip.com)