Lajme Shqip Friday, 09 September 2011 13:29

Tiranë – “Jam e shokuar dhe e revoltuar nga vrasja e tmerrshme e gjykatësit, Skerdilajd Konomi. Ky është një sulm kundër shtetit. Organet përgjegjëse duhet të zbulojnë e të dënojnë me ashpërsinë e shpejtësinë më të madhe të mundshme organizatorët dhe ekzekutorët e kësaj vrasjeje”, thuhet në një deklaratë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Kryetarja Topalli dënon ashpër këtë akt kriminal, duke theksuar se sulmi ndaj atij që i shërben shtetit është sulm ndaj shtetit e mbarë shoqërisë.

Kryetarja e Kuvendit shpreh pikëllimin dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes së Skerdilajd Konomit.