|
|
e Martë, 17 Korrik 2012 17:32 Tiranë – Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në një deklaratë për media reagon pas propozimeve të PS për imunitetin, të bëra publike nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruci. Ajo sqaron se këto propozime nuk kanë mbërritur ende në zyrën e saj.
“Në zyrën time nuk ka mbërritur zyrtarisht, as në shqip dhe as në anglisht, asnjë letër nga Kryetari i grupit parlamentar të PS, zoti Gramoz Ruci”.
Kryetarja e Kuvendit shpreson që letra, e publikuar në media, të mos jetë një qëndrim zyrtar i Partisë Socialiste, pasi nëpërmjet saj kërkohet shtyrja e diskutimit për ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imuniteteve, në sesionin e ardhshëm, sic thotë ajo.
Kryeparlamentarja i bën thirrje PS t’i bashkohet votimit për heqjen e imunitetit më 6 gusht. Duke ftuar edhe një herë për bashkëpunim Partinë Socialiste, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thekson se “shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me justifikime. Interesi i shqiptarëve është që heqja e imuniteteve të miratohet më datën 6 Gusht për t’i dhënë vendit shansin e merituar në ecjen përpara drejt integrimit europian me standardin e transparencës dhe barazisë para ligjit të politikanëve, zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve”, theksoi Topalli.
Selia Rozë propozon se nisma ligjore nuk duhet të jenë të limituara, ku te kontribuojne vetëm përfaqësuesit e partive në parlament, por sipas tij është e domosdoshme të përfshihen mbi të gjitha qytetarët shqiptarë, ekspertët konstitucionalistë, akademikët, profesorët si dhe ndihma ndërkombëtare për këro cështje. Zoti Ruci liston në lëtër 8 propozime:
1 – Të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe të hartohet një projekt për ndryshimet kushtetuese, për t’i paraqitur në sesionin e ardhshëm plenar të Parlamentit, në shtator, duke i përfshirë në programin e punës së Kuvendit.
2 – Të publikohet ky projekt në faqen e internetit të Parlamentit që qytetarët të kenë mundësi për t’u informuar rreth tij.
3 – Të ftohen grupe të ndryshme interesi për të sjellë opinionet e tyre dhe komentet me propozimet përkatëse për ndryshimet.
4 – Të organizohet një takim mes Këshillit të Legjislacionit dhe Komitetit të të drejtave të njeriut për të bërë të mundur përçimin tek publiku të draft/propozimeve, duke përfshirë edhe ekspertët konstitucionalistë në proçes.
5 – Projekti me ndryshime t’i dërgohet organeve kushtetuese si Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe grupeve të interesit të prekura nga këto ndryshime, që propozohen për t’i lejuar ata të sjellin këndvështrimin e tyre duke shprehur opinionin mbi këtë çështje.
6-Komisioni Parlamentar i Cështjeve Ligjore të propozojë një grup konsensual ekspertësh të kompozuar nga konstitucionalistë të njohur përfshi ekpertë të fushës, të cilët do të vlerësojnë propozimet e partive politike, kometet dhe propozimet e qyetetarëve, institucioneve dhe grupeve të interesit duke cuar një draft me këto propozime në një takim të përbashkët mes komisioneve për cështjet publike, administratën dhe të drejtat e njeriut.
7-Draft projekti i unifikuar nga grupi ekspertëve duhet të rishikohet nga komisioni parlamentar i cështjeve ligjore, ai për Adrmistratën dhe të drejtat e njeriutm kështilli legjislacionit në një seancë publike ku të jetë prezente edhe media.
8-Projekti i miratuar në mënyrë principale nga organizmat e mësipërm duhet të dërgohet për marrë edhe një opinion nga komisioni Venecias, dhe më pas një version final duhet të rishikohet dhe aprovohet në seancë plenare.
Më herët ishte trojka e mabasadoreve, Arvizu, Sequi dhe Wollfarth, që gjatë një vizite në selinë rozë i bënë thirrje kryetarit Edi Rama që opozita të votojë pro heqjes së imunitetit. (LajmeShqip.com)