Lajme Shqip Tuesday, 24 June 2014 13:02

Urimet për marrjen e statusit kanë ardhur edhe nga opozita shqiptare. Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli në urimet e saj për marrjen e statusit kandidat shprehet se merita për marrjen e tij është e Berishës, ndërsa Rama sipas saj duhet të hapte negociatat.

“Urimet më të përzemërta gjithë shqiptarëve për statusin e vendit Kandidat për Shqipërinë!Vendi ynë e meritonte! Ky status është meritë totale e shqiptarëve dhe e Qeverisë së Sali Berishës”, shkruan ajo në Facebook.

Sipas Topallit ka qenëRama ai që e ka penguar statusin. “Propozimi për Statusin është bërë 3 herë rresht, për 2 vite rresht nga Komisioni dhe nga PE, por ai nuk u kry formalisht për vite, sepse Rama e minoi atë me vendosmëri e pashpirtësi. Fillimisht përmes bojkotit 6 mujor të Kuvendit dhe në fund për shkak të mosvotimit të 3 ligjeve të famshme që kërkonin votën e PS! Dëmi që Rama i ka shkaktuar vendit është shumë i rëndë dhe jo vetëm në terma financiar, dhe, vetëm për arsyen se statusi nuk duhej të merrej me qeverinë demokrate! Sikur Rama të mos kishte minuar për vite Statusin sot ne jo vetëm do kishim të hapura negociatat, por do kishim bërë shumë hap a të tjera përpara në rrugën drejt BE ! Për Shqipërinë, Rama është një kosto e madhe”, përfundon Topalli.