Lajme Shqip Friday, 28 June 2013 16:35

Tiranë – Jozefina Topalli dhe Ridvan Bode nuk do të kandidojnë për kreun e PD-së. Këtë gjë ata e kanë bërë me dije gjatë ditës së sotme, pasi Sali Berisha njoftoi hapjen e garës për pasuesin e tij në krye të PD-së.

Topalli dhe Bode kanë deklaruar se nuk kanë ambicie që të marrin drejtimin e PD-së, shkruan tema.

“S’do të kandidoj për kryetare të PD-së, nuk ka qenë ambicia ime. Jam krenare që kam punuar me Sali Berishën, pasi ai është arkitekt i Shqipërisë moderne”, u shpreh Topalli pas mbledhjes së kryesisë së PD-së.

Me këtë duket se i hapet rruga Lulzim Bashës për të marrë drejtimin e PD-së, duke qenë se Jozefina Topalli shihej si kundërshtarja e tij kryesore.