|
|
e Hënë, 23 Korrik 2012 18:45 Korçë – Thellohet skandali me veprat ne Galerinë e Artit në qytetin e Korcës. Pas humbjes së rreth 55 pikturave, 27 prej të cilave të piktorit të popullit Vangjush Mio, një tjetër skandal del në dritë.
Skulptorë dhe artisë të qeramikës në Korcës kanë denoncuar sot zhdukjen e veprave të tyre nga kjo galeri. Ata sqarojnë se veprat e tyre ruheshin në Muzeun Popullor Etnografik, por pas shkatërrimit të tij, punimet u çuan në Galerinë e Arteve. Artistët bëjnë përgjegjës drejtorin e qendrës kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topi, ndërsa deklarojnë se nuk e dinë me saktësi kohën e zhdukjes së veprave të tyre.
“Pata një fitim personal shumë të pasur me punë artizanale të vogla, të cilat u zhdukën dhe nuk e dimë ku janë dhe kush i mori. Kam patur 45 punime. Marrja e këtyre gjërave u bë që me drejtorin që u vendos në qëndrën kulturore. Pasi ai krijoi sharlatanizëm kudo që shkoi”, deklaroi skulptori Llazi Tili.
“Përafërsisht kam pasur rreth 140 objekte. Më vonë nuk e di si vajti fati ityre. Unë edhe për ato punime që bëra nuk jam paguar”,- u shpreh qeramik punuesi Vasillaq Kolevica.
“Hani i Manastirit iu kthye ish-pronarëve dhe mesa di unë vlerat e tyre u morën pastaj nga Bashkia dhe u dërguan në ambiente të ndryshme më duket në bodrumet e pallatit të kulturës”,- tha ish-punonjësi i muzeut popullor Kliti Kallamata.
Ndërkaq, drejtori aktual i Qëndrës Kulturore, njëkohësisht edhe i Galerisë së Arteve Vladimir Topi deklaron se pjesa më e madhe e veprave të muzeut ruhen në galeri.
“Është nxjerrë një udhër nga zoti Gjergji Duro që është bërë një skualifikim i qeramikës dhe është mbajtur procesverbali dhe sipas të gjtihë rregullave janë ekzekutuar. Kemi fondin e muzeut të kulturës Popullore dhe fondet e tjera”,- deklaroi drejtori i Qendrës Kulturore Vladimir Topi. (LajmeShqip.com)