Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 20:48

Tiranë – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua të premten, me një delegacion të Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, i kryesuar nga Miroslav Mozetiç, nënkryetar i kësaj Gjykate.

Kryetarja Topalli, duke vlerësuar marrëdhëniet mes Gjykatave Kushtetuese të të dy vendeve, që sikundër marrëdhëniet parlamentare janë shumë të mira, shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vijojë të japë frytet e veta.

Nga ana e tij, z. Mozetiç tha se, bashkëpunimi i institucioneve reciproke mes Sllovenisë dhe Shqipërisë është i konsoliduar dhe po thellohet gjithnjë e më shumë.

Kryetarja e Kuvendit dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë ndanë ide e shkëmbyen përvoja, parë në faktin se dy Gjykatat Kushtetuese kanë një kohëzgjatje historike të njëjtë prej 20 vitesh, por edhe përbërje e funksionim të ngjashëm.

Në takim u diskutua edhe mbi marrëdhëniet e Gjykatës Kushtetuese me institucionet e tjera si dhe rregullat e shtetit të së drejtës, ku ligji dhe Kushtetuta janë mbi gjithçka.