Lajme Shqip Saturday, 18 June 2011 10:01

Tiranë – PS mbledhë sot Asamblenë Kombëtare, në të cilën do të shpallë të hapur fushatën e saj të brendshme zgjedhore në të gjitha nivelet drejtuese.

Asambleja do të thërrasë kongresin e PS-së brenda muajit tetor, ku do të zgjidhet Asambleja e re Kombëtare, e cila do të zgjedhë më pas Kryesinë e re dhe Sekretariatin e saj.

Bëhet e ditur se në të gjitha forumet drejtuese të saj do të dalin struktura të reja, ndërsa pak nga emrat aktualë do të jenë pjesë  e tyre.
Zgjedhjet e fundit në PS u zhvilluan në vitin 2007. Në zgjedhjet e sivjetme nuk do të përfshihet kreu i PS-së, Edi Rama.
Pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-s dhe dorëheqjes që Rama dha pas shumë debatesh, ai u konfirmua sërish kryetar, por kësaj radhe me një mandat të plotë 4-vjeçar, mandat që përfundon në 2013-n.

Zgjedhjet në PS do të përfshijnë që nga kryetarët e organizatave socialiste, kryetarët e asambleve të komunave dhe bashkive, të krerëve të rretheve e të delegatëve të kongresit të PSSH.