Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 09:32

Tiranë – Nxënësit e klasave të IX-ta në vend do të provojnë sot të gjitha dijet e marra në lëndën e Gjuhë-Letërsisë.

Ministria e Arsimit e Shkences (MASH) konfirmoi se janë marrë të gjitha masat për realizimin e provimit që fillon në orën 10.00.

Përsa i përket ambienteve ku do të zhvillohen Provimet e Lirimit, MASH ka vendosur që si mjedise të shërbejnë vetëm shkollat publike, ku çdo klasë do të ketë jo më shumë se 15 nxënës.

Rreth 51. 480 nxënësit e këtij sistemi arsimor do të zhvillojnë Provimet e Lirimit gjatë periudhës 15-30 qershor.