Tiranë – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në ambientet e kryeministrisë, në këto momente po zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes së kreut të qeverisë hungareze nga kryeministri i vendit Sali Berisha.
Më pas, dy kryeministrat do të zhvillojnë një takim tet a tet, i cili do të pasohet me një takim të të dy delegacioneve, shqiptar dhe hungarez.
Rreth orës 10:50, dy zyrtarët e lartë, do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp ndërsa më pas dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së Gurit të Paqes, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, kryeministri hungarez do të pritet në një takim edhe nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.