Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 10:47

Tiranë – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur rezultatet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2011. Sipas MASH, të gjithë maturantët dhe të interesuarit për rezultatet mund të gjejnë notën e shkallëzuar nëpërmjet ID personale të maturantit.

Provimit të lëndëve me zgjedhje dhe i fundit i Maturës Shtetërore 2011 iu nënshtruan rreth 48 000 maturantë, të vendosur në mjediset e përzgjedhura nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore. Sipas MASH, nga monitorimi i vazhdueshëm i procesit të provimit, në 13 Drejtori Arsimore Rajonale dhe 25 Zyra Arsimore, rezultoi normal, në përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore.