Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 12:14

Tiranë – Britania e madhe është kundër çdo ndarjeje të Kosovës apo shkëmbimi territoresh. Kështu tha ministri Jashtëm i saj, sot në Tiranë, në takimi me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar, Edomnd Hahxinasto.

Zyrtari i lartë i Britanisë së Madhe, David Lidington, shprehu mbështetjen edhe për qeverinë e Kosovës që ajo të ecë përpara me zbatimin e reformave dhe në këtë drejtim, të kontribuojë për përshpejtimin e procesit të integrimit europian, ndërsa kundërshtoi qarkullimin e disa tezave për ndarje apo shkëmbim territoresh të Kosovës.

“Ne jemi në kundërshtim të fortë ndaj disa tezave që qarkullojnë në qoshe të caktuara lidhur me shkëmbim territoresh, apo edhe për ndarjen e Kosovës”, përfundoi Ministri i Shtetit për Evropën dhe NATO-n i Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington.