Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 15:50

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Tiranë, kur nje person i armatosur ka grabitur filialin e një banke në Tiranë. Si pasoje e përdorimit te armës nga grabitësi është vrarë një punonjëse e bankës, ndërsa është plagosur roja e sigurisë së bankës.

Ngjarja ka ndodhur kur një person me maskë dhe armë, grabiti filialin e një banke në zonën e  ‘Xhamllikut’. Nga informacionet e para mësohet se, roja e sigurisë është përpjekur të ndalojë grabitësin ndërsa arkëtarja  nuk ka pranuar të dorëzoje paratë.

Ndërkohë personi i maskuar ka reaguar ashpër duke qëlluar me nje armë tip pistolete. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur rëndë  arkëtarja dhe roja e bankës, ndërsa personi pasi ka rrëmbyer paratë është larguar me shpejtësi. Mësohet se arkëtarja e bankës ka ndërruar  jetë në spital.  Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, duke hetuar çështjen. (LajmeShqip.com)