Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 20:20

Tiranë – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi të enjten pasdite, me 4 vota pro dhe 2 kundër, tabelën përfundimtare të rezultateve për ndarjen e mandateve për këshillin bashkiak të Tiranës.
Në nisje të mbledhjes për shqyrtimin e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji kundërshtoi p/aktin e paraqitur, i cili sipas tij, nuk pasqyron ndryshimin e tabelave.
Ai ngriti pretendimin se numri  i fletëve të vlefshme dhe të pavlefshme nuk përputhen me fletët në kuti dhe se  numri i votave të gjetura në kuti nuk korrespondon me numrin e votuesve.
Ndërsa përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti pohoi se tabela e paraqitur për miratim është e rregullt dhe se në të pasqyrohen të gjitha ndryshimet.
Nga kjo tabelë rezulton se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka marrë 28 këshilltarë ndërsa “Aleanca për të Ardhmen”, ka marrë 27 të tillë.