Lajme Shqip Wednesday, 22 June 2011 15:35

Tiranë – Aleanca “Kuq e Zi” depozitoi të mërkurën në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë peticionin që kundërshton regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Me anë të këtij dokumenti përfaqësuesit e Aleancës kërkojnë nga deputetët e të gjitha grupeve politike në Kuvend, që të votojnë kundër regjistrimit të popullsisë, si mënyra e vetme demokratike për të frenuar një proces të imponuar nga jashtë dhe që rrezikon të destabilizojë të ardhmen politike të Shqipërisë.

Ndërkohë, mësohet se Aleanca do të vazhdojë nënshkrimin e peticionit në ditët në vazhdim.