Lajme Shqip Sunday, 30 October 2011 12:04

Tiranë – Policia e Tiranës, ditën e sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hallouin”, i realizuar nga Specialistë Kundër Narkotikëve dhe Njësinë Speciale Operacionale në Policinë e Kryeqytetit, arritën në sekuestrimin e një sasie prej 120 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, si posedues dhe shpërndarës së saj.

Kështu, u mor masa e arrestit në flagrancë ndaj shtetasve, Shkëlzen Kol Hajdari, 32 vjeç, banues në Qafzotaj Durrës, i dënuar në shtetin Grek për trafik lëndësh narkotike, Aleksandër  Zef Kola (Dedukaj), 32 vjeç, banues në Dushnez Tropojë, i dënuar më parë në shtetin Grek për trafik lëndesh narkotike, Eqerem  Kapllan Hoxha, 56 vjeç, banues në  Qafzotaj Durrës, Maliq  Xhemal Memo, 54 vjeç, banues në Shijak Durrës,

Arrestimi i këtyre shtetasve u krye në kuadër të operacionit “Hallouin”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në b/p”, dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative të Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Kryeqytetit u arrit kapja e tyre në afërsi të fshatit Pezë Helmës në Tiranë, përgjatë momenteve të transportimit të lëndës narkotike prej 120 kg, me dy automjete, tip Mitsubishi Pajero.

Në sajë të një hetimi intensiv disa mujor u arrit goditja në kohë e kësaj linje shpërndarje me shumicë dhe tregëtimi, lëndë e cila vinte nga qyteti i Durrësit me qëllim më pas tregëtimin e saj në Kryeqytet.  

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Mitsubishi Pajero”, u gjendën e 19 thasë të mbushur me bimë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë  120 kg.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Shkëlzen Hajdari, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri pistoletë Zastava model- 54, me nje karikator dhe 9 fishekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, sasia e bimës se dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshës 120 kg, një pistoletë (Zastava), me një karikator dhe 9 (nëntë) fishekë, model 54, dy automjete, si dhe një shumë parash të cilat janë përfituar nga kjo veprimtari,

Ndaj shtetasve të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë nga Komisarati i Policisë Nr.1 Tiranë u kap shtetasi në kërkim Arjon Selim Gjergo, 26 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë. I shpallur në kërkim nga Komisariati nr.1, sepse me dt.29.10.2011, rreth orës 08.40, tek Pallati i Kulturës dyshohet se ka goditur me mjete të forta shtetasin Bledar Mustafaj, 19 vjeç, banues në Farkë, i cili ndodhet në SQU, jashtë rrezikut për jetën. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë.

Ndërsa, mbrëmë nga Komisariati i Policisë Kavajë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve, Kreshnik Isa Veza, 30 vjeç, banues në Kavajë, Gëzim Alush Uku, 31 vjeç, banues në fshatin Lekaj Kavajë.

Arrestimi i tij u krye sepse dje ndaj tyre është depozituar një kallzim penal, ku dyshoet se ata në Repartin Ushtarak 1340, Kavajë, kanë vjedhur 5 copë depozita, të cilat kanë qënë të vendosura në tunelet ushtarake Kavajë. Në cilësinë e provës matertiale u sekuestruan 3 copë depozita dhe dy automjete që është kryer vjedhja.

Po mbrëmë nga Komisariati i Policisë Kavajë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sadik Xhaferr Lika, 44 vjeç, banues në fshatin Vevonje, komuna Lekaj Kavajë.

Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se ka shkatërruar me ekspoziv një bunkier duke i marrë dhe shitur hekurin. Në banesën e tij u gjetën disa kapsolla detonatore dhe fitila ndezës të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga kontakti i marrë me punonjësit e Policisë Ushtarake të Rrethit Kavajë, rezulton se këto bunkier janë të evidentuar dhe janë  pronë e ushtrisë.