Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 11:46

Tiranë – Mbështetës të “Aleancës Kuqezi” zhvilluan sot një protestë para Kuvendit të Shqipërisë kundër miratimit të projektligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetrare.

Përfaqesuesit e “Aleances Kuqezi” i bënë apel deputeteve që te mos e miratojnë projektligjin për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, pasi, sipas tyre, “ky projektligj bie ndesh me interesat kombëtare”.

Po sot, “Aleanca Kuqezi” lajmëroi ndërmarrjen e nismës se re “një komb, një pasaportë”.

Sipas saj, “është detyrim i shtetit amë” të pajisë me pasaporta shqiptare çdo qytetarë që jeton brenda dhe jashte kufijve, te cilët kanë kombësinë shqiptare, ashtu siç veprojne grekët me homogjenët, serbët me shqiptarët e Kosovës, Bullgaria me maqedonasit, vende të cilat janë edhe anëtare të Bashkimit Europian.

Për këtë nismë, Aleanca Kuqezi do të kërkojë, ndër të tjera, nënshkrimin e një peticioni në çdo trevë shqiptare; kërkesën për ndryshime kushtetuese dhe regjim të ri juridik për marrjen dhe lënien e shtetësisë shqiptare, etj.